• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Janë verifikuar mandatet e deputteëve Adnan Azizi dhe Imërlie Saliu-Fetai

Janë verifikuar mandatet e deputteëve Adnan Azizi dhe Imërlie Saliu-Fetai

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Kuvendi sot i verifikoi mandatet e deputetëve Adnan Azizi dhe Imërlie Saliu-Fetai nga Koalicioni VLEN dhe e pranoi raportin e Komisionit verifikues i cili paraprakisht në mbledhje miratoi raport se nuk ka bazë për kontestim të verifikimit të mandateve të tyre.

Azizi është deputet në vendin e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mandati i të cilit me kërkesë të tij nuk ishte verifikuar në mbledhjen konstituive, ndërsa Saliu-Fetai mori mandat të deputetes pas rivotimit në disa vendvotime më 22 maj në Njësinë e gjashtë zgjedhore.

Deputetët e miratuan edhe vendimin për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe në Komisionin ligjvënës-juridik.

Aleksandar Veljanovski është kryetar i Komisionit për sistem politik, ndërsa Ljupço Prenxhov i Komisionit ligjvënës-juridik.

Për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, me procedurë të shkurtuar, propozuar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, që është pika e tretë e rendit të ditës, siç tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të diskutohet pasi që të krijohen mundësitë afariste.

Propozim ligji për riorganizim të organeve të administratës shtetërore para fillimit të mbledhjes shkurtimisht ishte tërhequr, ndërsa nga VMRO-DPMNE sqaruan se kjo është bërë për shkak të korrigjimit të gabimit teknik dhe sërish është vënë në rend dite të mbledhjes. Me ndryshimet parashihen ndryshime në organizimin e minsitrive, përkatësisht formohenministri të reja dhe bëhen ndryshime në kompetencat e disa resorëve.

Gjatë konstatimit të rendit të ditës nuk u pranuan kërkesat e deputetëve Sashko Jançev nga E Majta dhe Oliver Spasovski nga LSDM të tërhiqen ndryshimet e propozuara të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore.

Spasovski, duke e arsyetuar kërkesën, tha se nuk është e lejuar me procedurë të shkurtuar të sillet ligj i sistemit, me të cilin rregullohet rritja e numrit të ministrive dhe agjencive.

Nga E Majta në konferencë për shtyp reaguan ndaj shkeljes së procedurës për këtë Propozim-zgjidhje ligjore.

Foto: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR