• e shtunë, 23 nëntor 2024

Janë të rreme alarmet për bomba në shkollat e Shkupit

Janë të rreme alarmet për bomba në shkollat e Shkupit

 Shkup, 7 shkurt 2023 (MIA) -  Alarmet për gjoja vendosje të mjeteve shpërthyese  janë të rreme në shkollat në Shkup, përfunduan të gjitha kontrollet e nevojshme, informon sonte Ministria e Punëve të Brendshme. 

 Nga atje theksojnë se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me raportimet e sotme nga 38 shkolla fillore dhe nëntë të mesme në Shkup pas mesazheve të marra në adresat elektronike me kërcënim për vendosje të mjetit  shpërthyes, dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme. "Menjëherë pas kallëzimeve të marra, nga nëpunësit e policisë janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të objekteve, ndërsa pastaj janë kryer edhe kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme", theksojnë nga MPB-ja. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR