• e martë, 13 gusht 2024

Janë shuar zjarret në Mateç të Likovës dhe në Zhegljan, Nagoriçan i Vjetër

Janë shuar zjarret në Mateç të Likovës dhe në Zhegljan, Nagoriçan i Vjetër

Kumanovë, 10 gusht 2024 (MIA) - Bar i thatë dhe kashtë janë djegur në fshatin e Likovës Mateç dhe në fshatin Zhegljan në komunën Nagoripan i Vjetër, informuan sot nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza Kumanovë, për momentin nuk ka zjarre aktive në rajonin më të gjerë të Kumanovës. Dy zjarret janë shuar. Në Zhregljan me zjarrin ishin përfshirë edhe të mbjella me arra dhe hardhi në sipërfaqe prej 1,5 hektarësh.

Njësia zjarrfikëse e Nagoriçanit të Vjetër po lufton me zjarret edhe përkundër pajisjes së pamjaftueshme dhe numrit të zjarrfikësve. Nagoriçani i Vjetër është komunë e vogël për nga numri i banorëve, por është e shtrirë në sipërfaqe të madhe. Zjarrfikësit thonë se për ta është sfidë të arrihet nga njëri lokacion tek tjetri posaçërisht në viset më të larta malore. ab/

Foto: NJTZ Nagoriçan i Vjetër

QËNDRONI TË LIDHUR