• e shtunë, 23 nëntor 2024

Janë shuar 30 zjarre gjatë ditës së djeshme, aktive janë edhe gjashtë të tjera

Janë shuar 30 zjarre gjatë ditës së djeshme, aktive janë edhe gjashtë të tjera

Shkup, 24 shtator 2023 (MIA) - Ekipet e zjarrfikësve, të ndihmuar edhe nga popullata lokale, dje kanë shuar 30 zjarre, ndërsa gjashtë ende konsiderohen aktive. Me këtë rast janë duke u zhvilluar aktivitete për kontrollin, lokalizimin dhe shuarjen e tyre, kumtoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Në komunën e Manastirit janë aktiv tre zjarre. Ato janë pranë fshatrave Crniçan dhe Loznani, ku digjet bimësi e ulët dhe afër fshatit Ivanjevci ku digjet sipërfaqe e ulët pyjore.

Edhe në komunën e Prilepit ka tre zjarre aktive edhe atë afër fshatrave Slepçe, Dollneni dhe Trojkrsti, ku digjet bimësi e ulët.

Rreth 30 zjarre të shuara janë regjistruar në të gjithë vendin. Në komunën e Gazi Babës janë shuar tre zjarre, në afërsi të fshatit Rashtak ku është djegur sipërfaqe e ulët pyjore, si dhe në afërsi të fabrikës “Zhelezara” (bimësi e ulët). Në fshatin Bërnjarci po digjet bimësi e ulët.

Në komunën e Kisella Vodës është shuar zjarr në vendin e quajtur “Tre dardha”. Aty është djegur bimësi e ulët dhe sipërfaqe pyjore.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin edhe në afërsi të fshatit Kondovë të komunës së Sarajit, ku është djegur bimësi e ulët.

Në afërsi të fshatit Nerez të komunës së Karposhit është djegur deponi, ndërsa në Radishan të komunës së Butelit, bimësi e ulët.

Nga zjarret katër janë në rrethinën e Kërçovës dhe në rrethinën e Kumanovës. Tre janë në rrethinën e Strugës, dy në komunën e Krushevës, nga një në Prilep, Strumicë, Makedonski Brod, Shtip, Koçan, Probishtip, Bërvenicë (fshati Miletinë), Gostivar...

Qendra për Menaxhim me Kriza apelon tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes që të mos shkaktojnë zjarr.

Foto: arkivi i MIA-s


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR