• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Janë shqiptuar 23 gjoba në shitoret ushqimore

Janë shqiptuar 23 gjoba në shitoret ushqimore

Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Gjithsej 192 mbikëqyrje të jashtëzakonshme në objektet e shitjes me pakicë - mini markete dhe shitore ushqimore, javën e kaluar zbatuan shërbimet inspektuese të Agjencisë për ushqim dhe veterinari (AUV). Me atë rast, për mangësitë e konstatuara janë shqiptuar gjithsej 30 vendime me masa urdhëruese për mënjanimin e tyre, dnërkaq janë shqiptuar edhe 23 gjoba.

Sipas AUV-së, janë shkatërruar rreth 30 kilogramë produkte të pasigurta (mish i ngrirë, prodhime të qumështit, përpunime të mishit) dhe mbi 66 litra jogurt.

"Është kontrolluar përmbushja e kërkesave higjienike për siguri të ushqimit, kërkesave shëdnetësore për të punësuarit, regjimi i temperaturës së ushqimit, si dhe afatet e definuara të skadimit të produkteve. Me kontrollet, u konstatua se 12 prej tyre fare nuk kanë qenë të regjistruara në Agjenci si operatorë me ushqim, në 9 objekte të punësuarit nuk kanë kryer kontrollet e detyrueshme shëndetësore, tek po aq operatorë nuk janë përmbushur kërkesat higjienike për siguri të ushqimit", informoi AUV. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR