• e premte, 27 dhjetor 2024

Janë shqiptuar 202 sanksione për vozitje të shpejtë

Janë shqiptuar 202 sanksione për vozitje të shpejtë

Shkup, 7 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 202 shoferë.

MPB njofton se nga këto nëntë automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Njëherit, 104 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 98 jashtë vendeve të banuara.

"Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion  që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", theksojnë nga MPB-ja. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR