• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë shqiptuar 132 sanksione për vozitje të shpejtë në territorin e SPB Tetovë

Janë shqiptuar 132 sanksione për vozitje të shpejtë në territorin e SPB Tetovë

Shkup, 25 maj 2023 (MIA) - Në rajonin e SPB Tetovë dje prej orës 11:00 deri në orën 17:00 është kryer aksion kontrolli për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, ndërsa në të cilin gjithsej u zbuluan dhe sanksionuan 132 tejkalime të shpejtësisë së lejuar, 103 prej të cilëve ishin jashtë vendbanimeve (TE-38 dhe GV-65).

"Katër prej tyre (TE-1 dhe GV-3) ishin me mbi 70 km në orë, 22 tejkalime prej 50 deri 70 km në orë (TE-9 dhe GV-13) dhe kështu më tutje. Përveç kësaj janë sanksionuar edhe 19 (TE) tejkalime të shpejtësisë së lejuar në vendbanim, si dhe 7 (TE) lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik", informojnë nga MPB.

SPB Tetovë u bën thirrje shoferëve ta adaptojnë shpejtësinë sipas kushteve në rrugë, posaçërisht në autostradën Gostiva-Tetovë-Shkup, por edhe në përgjithësi, përkatësisht t'i respektojnë rregulalt e komunikacionit. ab/

Foto: МIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR