• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Janë shpenzuar rreth 1,5 milionë euro për energjinë elektrike të subvencionuar që e merrnin kompanitë e sektorit ushqimor

Janë shpenzuar rreth 1,5 milionë euro për energjinë elektrike të subvencionuar që e merrnin kompanitë e sektorit ushqimor

Shkup, 3prill 2023 (МИА) -  Për tre muaj janë shpenzuar rreth 1,5 milionë euro energji elektrike të subvencionuar që e kanë marrë kompanitë e sektorit ushqimor.

Siç tha sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në muaj shpenzimet ishin rreth 500.000 euro, por detaje lidhur me këtë dhe shpenzimet për energjinë elektrike për ndërmarrjet komunale, ekonomitë e ujërave dhe shkollat, këtë javë do t'i kumtojë drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski.

"Në pajtim me të dhënat fillestare, si dallim, mesatarisht janë shpenzuar rreth 500.000 euro në muaj, por detajet do t'i kumtojë EMV. Masa ka zgjatur rreth tre muaj që do të thotë rreth 1,5 milionë euro janë shpenzimet për subvencionimin e energjisë elektrike për kompanitë që prodhojnë ushqim në shtet. Këtë javë drejtori i EMV-së, Vasko Kovaçevski në konferencën për shtyp do të thotë se si është menaxhuar kriza dhe sa janë shpenzimet e bëra nga buxheti shtetëror si masa të marra nga Qeveria", tha Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pasi paraprakisht informoi për fiksimet e reja të çmimeve të një pjese të frutave dhe perimeve.

QËNDRONI TË LIDHUR