• e hënë, 08 korrik 2024

Janë shpëtuar dy persona, të cilët kanë rënë me automobilin në lumë në Prilep

Janë shpëtuar dy persona, të cilët kanë rënë me automobilin në lumë në Prilep

Shkup, 2 korrik 2023 (MIA) - Janë shpëtuar dy persona nga automobili, i cili ka rënë në lumë në Prilep, informojnë pasdite nga Qendra për menaxhim me kriza. Personat janë dërguar në spitalin e Prilepit, ku njërit i janë konstatuar lëndimt të rënda, por nuk është në rrezik për jetë, ndërsa tjetrit lëndime të lehta dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak.

"Në ora 13:11 në Numrin e vetëm për situata emergjente 112 në QMK, është marrë informatë se një automjet i tipit 'golf' ka ra në lumë tek ura 'Koço Racin' në Prilep. Nga QMK rajonale Manastir kanë kontaktuar me NJZT Prilep dhe kanë marrë njoftim se kanë ekip në vendin e ngjarjes, si dhe nga Ndihma mjekësore emergjente e Prilepit dhe se në automjet ka pasur dy persona, të cilët janë tërhequr. Në terren, në pajtim me situatën, ka dalë edhe ekip policor nga Stacioni i policisë Prilep", thuhet në kumtesën e QMK-së.

Nga MPB-ja informojnë se ekipet e angazhuara nga Sistemi për menaxhim me kriza ende janë në terren. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR