• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë shpërblyer studentët më të mirë në USHCM për vitin akademik 2022/2023

Janë shpërblyer studentët më të mirë në USHCM për vitin akademik 2022/2023

Shkup, 20 maj 2024 (MIA) - Në sallën e Rektoratit të USHCM-së, sot janë ndarë çmimet e studentëve më të mirë të diplomuar për vitin akademik 2022/2023, ndërsa në kuadër të solemnitetit me rastin e Ditës së patronatit dhe shënimit të 75 vjetorit të ekzistimit të Universitetit. Studentëve të rregullt nga semestri përfundimar në ciklin e parë të studimeve, të cilët kanë treguar rezultate të veçanta në studime, u janë dorëziuar çmimet "26 korriku" nga Fondacioni "Frank Maning" nga Britania e Madhe.

Çmimet i ka dorëzuar rekotrja e USHCM-së, profesor doktor Biljana Angellova, ndërsa nga Aleksandar Stamboliev është ndarë çmimi nga Fondacioni "Stamboliev".

Studenti më i mirë i Fakultetit të Mjekësisë, Leonid Rene Tomas Karaxhinov në një deklaratë për MIA-n tha se plani i tij është që të qëndrojë në vendin tonë.

"Vendimin tim e bazoj në faktin se në përgjithësi e gjithë familja dhe mbështetja ime janë këtu, nuk shoh arsye për të shkuar jashtë vendit. Tani jam plotësisht i bindur se këtu do të kërkoj fillimet e mia në karrierë. Për më tepër, asgjë nuk përjashtohet për të ardhmen. Por shpresoj se do të qëndroj këtu edhe në të ardhmen për të kontribuar për shëndetin dhe zhvillimin e gjithë kujdesit shëndetësor", tha ai për MIA.

Një nga studentet e shpërblyera, Ana Sofeska para të pranishmëve tha se kohën që e kabl kaluar këtu i ka përgatitur me dituri, mjeshtëri dhe me vetëbesim që të japin konribut të rëndësishëm në atdheun tonë.

"I uroj kolegët e mi dhe e di se e ardhmja do të jetë e ndritshme, sepse secili prej nesh do të vazhdojë  fuqishëm të ndriçoj në fushat e veta", tha Sofeska, e cila u drejtua në emër të të gjithë fituesve. 

Çmimi për studentin më të mrë të diplomuar e morën Angella Meshkova, Matea Tashkovska, Dejan Radullovski, Despina Bucevska, Rufija Idrizovska, Ana Sofeska, Leonid Rene Tomas Karaxhhinov, Bllagoja Atanasoski, Viktor Meglenovski, Kristina Stoilkovska, Gabriela Kozarova, Teodora Mazneva, Marko Millçevski, Anja Mitiq, Marija Mitevska, Anja Filipova, Tea Kostadinova, Aksa Zulbeari, Egzona Murtezani, Mergim Fera, Jana Pançevska, Eva Zoviq, Ivan Stanishkovski dhe Damjan Naumovski. 

Fituesit e çmimit "26 korriku" janë David Stojanoski, Dejan Radullovski, Ana Sofeska, Gabriela Kozarova, Kristina Stoillkovski, Anja Filipova dhe Eva Zoviq.

Çmimi i Fondacionit "Stamboliev" i takoi Viktor Ignov.

Krahas studentëve të shpërblyer dhe anëtarëve të familjeve të tyre ishin të pranishëm edhe prorektori i Universitetit, sekretari i përgjithshëm, kryetari i Senatit universitar, dekanët e fakuleteve.

Në ngjarje u tha se Universiteti "Shën Cirili e Metoti" në Shkup edhe më tej do të jetë i hapur për të gjitha aritjet e ardhshme të studentëve. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR