• e shtunë, 23 nëntor 2024

Sekuestrohen 192 kilogramë steroide anabolike në vlerë 5,5 milionë denarë

Sekuestrohen 192 kilogramë steroide anabolike në vlerë 5,5 milionë denarë

Shkup, 13 gusht 2024 (MIA) - Drejtoria e doganave ka parandaluar një kanal ndërkombëtar të tregtisë ilegale të steroideve anabolike, prodhimi, shitja dhe përdorimi i të cilave është rreptësishtë e ndaluar me ligj.

Siç informoi sot drejtori i kësaj Drejtorie, Boban Nikollovski janë konfiskuar 32 kuti me 192 kilogramë steroidë anabolik në vlerë prej 5,5 milionë denarë, të dëmshme për shëndetin e qytetarëve, ndërsa kundër kryerësve është iniciuar kallëzim penal.

"Bëhet fjalë për Oxanaboilic dhe Metanabol për përdorim oral, si dhe Testec, Testen dhe Sustamix për përdorim injeksional", tha Nikollovski në konferencën për media në Aeroportin e Shkupit.

Lidhur me rastin, theksoi se është marrë leje nga Agjencia botërore antidoping se Dogana e Maqedonisë ka hyrë gjurmëve të një zinxhiri të tregtisë ilegale me substanca të tilla që paraqet trend modern të substancave të ndaluara stimuluese që shkaktojnë varësi.

Me këtë konfiskim, Maqedonia për momentin është në tre vendet e para në nivel botëror në listën e Agjencisë botërore antidoping për konfiskimet e substancave të ndaluara, nënvizon drejtori.

Sipas ministrit të sportit Borko Ristovski, shteti do të qëndrojë fuqishëm kundër përdorimit të substancave të ndaluara për të arritur rezultate të mira.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR