• e shtunë, 23 nëntor 2024

Janë sanksionuar 178 shoferë në Shkup, 49 prej tyre për ngasje të shpejtë

Janë sanksionuar 178 shoferë në Shkup, 49 prej tyre për ngasje të shpejtë

Shkup, 24 mars 2023 (MIA) - Në kuadër të kontrolleve policore në zonën e trafikut dje në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 178 masa, ndër të cilat për drejtim të ngasjes me shpejtësi më të madhe se e lejuara 49 sanksione, 13 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tre sanksione për mjete teknike me defekte në transportin publik.

Siç informojnë sot nga MPB-ja, janë shqiptuar gjashtë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 13 sanksione për rirregullim të paligjshëm të automjeteve, gjashtë masa për xhama të zi, tre sanksione për mosdhënie të përparësisë për këmbësorë..

Mga MPB-ja njoftojnë se Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. mb/
 
Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR