• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë sanksionuar 124 shoferë në Shkup

Janë sanksionuar 124 shoferë në Shkup

Shkup, 7 qershor 2024 (MIA) - Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 124 masa, nga të cilat gjashtë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, gjashtë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

MPB njofton se gjashtë masa janë shqiptuar për kalim në sinjalizim të mbyllur – semafor i kuq, shtatë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit...

"Kontrollet e qarkullimit rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", theksojnë nga MPB-ja. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR