• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë rritur shpenzimet për ndërtim të objekteve të reja për banim individual

Janë rritur shpenzimet për ndërtim të objekteve të reja për banim individual

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA) - Indekset e kostos së ndërtimit për objektet e reja të banimit individual kanë për qëllim shqyrtimin ose monitorimin e kostove të ndërmarra nga kompanitë e ndërtimit në procesin e ndërtimit të objekteve të reja për banim individual. Përfituesit kryesorë të të dhënave mbi indeksin e kostove të ndërtimit për objektet e reja të banimit individual janë ndërmarrjet e ndërtimit, të cilat i referohen lëvizjes së kostove të ndërtimit në llogaritjet gjatë lidhjes së kontratave të ndërtimit.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e tretë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023, kostot e ndërtimit për objektet e reja të banimit individual janë më të larta për 0,4 për qind, kostot për materiale janë më të ulëta për 1,8 për qind, dhe kostot e punëtorëve janë më të larta për 4,2 për qind.

Në tremujorin e tretë të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, kostot e ndërtimit për objektet e reja për banim individual janë më të larta për 5,6 për qind, kostot për materiale janë më të ulëta për 2,5 për qind dhe kostot e punëtorëve janë më të larta për 22,8 për qind. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR