• e enjte, 03 tetor 2024

Janë pastruar disa deponi të egra në Qendër dhe Karposh

Janë pastruar disa deponi të egra në Qendër dhe Karposh

2 tetor 2024

Gjatë ditës së djeshme dhe mbrëmjes së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup ngriten dhe transportuan përafërsisht 30 metra kub mbetje nga disa deponi të egra të vendosura në komunat e Shkupit Qendër dhe Karposh.

Aktivitetet u zhvilluan në shëtitorën „13 Nëntori” në qendrën strikte të qytetit, ku është larguar deponia e egër e përbërë kryesisht nga ambalazhi i kartonit dhe mbetja organike.  

Është intervenuar edhe në bulevardin Goce Dellçev, në parking - hapësirën para hotelit  „VIP”, ku janë ngritur përafërsisht 10 metra kub mbetje të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në mënyrë të paligjshme.

NP Higjiena Komunale - Shkup pastroi edhe një deponi të egër të vëllimshme, të vendosur në rrugën Bradfordska, në afërsi të restorantit  „Makedonska Kuqa” në komunën Karposh të Shkupit.

 NP Higjiena Komunale - Shkup

________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR