• e martë, 24 dhjetor 2024

Janë paguar mbështetjet finaciare për ndërmarrje të vola dhe të mesme dhe zejtarë nga programet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës

Janë paguar mbështetjet finaciare për ndërmarrje të vola dhe të mesme dhe zejtarë nga programet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës

Shkup, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi spt i ka ndarë vendimet për subvencion për ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe zejtarë në bazë të të dhënave publike të publikuara sipas masës nga Programi për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024.

"Një nga prioritetet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës është zhvillimi dhe mbështetja e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe zejtarë, kështu që në këtë drejtim vazhdimisht planifikohen dhe realizohen masa, me të cilat ndihmohet rritja e tyre dhe përmirësohet konkurrenca e tyre. Edhe këtë vit, Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në kuadër të Programit për zhvillim të sipërmarrësisë dhe konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2024 ka realizuar dy masa. Njëra ka të bëjë me mbështetje financiare për ndërmarrje mikro, të vogëa dhe të mesme në vlerë të përgjithshme prej  57.000.000 denarë, dhe për subvencionimin e shpenzimeve të zejtarëve në vlerë të përgjithshme prej  6.500.000 dnarëve", njoftuan nga Ministria e Ekonomisë.

Për realizimin e këtyre masave, theksoi ministri Durmishi, Ministria e Ekonomisë dhe Punës shpalli thirrje publike ku përcaktoheshin kushtet për pjesëmarrje dhe dokumentet e nevojshme për aplikim.

Lënda e thirrjes publike ishte subvencionimi i ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme që punësojnë të paktën dy persona, përmes bashkëfinancimit prej 40 për qind të shpenzimeve të vërtetuara të bëra gjatë viteve 2023 dhe 2024 dhe të bëra për blerjen e makinerive të reja, por jo më shumë se 350.000 denarë për aplikant.

Për ndërmarrjet në pronësi dhe të menaxhuara nga gratë kishte një kriter lehtësues, përkatësisht që ato të punësojnë të paktën një person, ku personi i punësuar duhet të jetë pronar (mbi 50%) dhe menaxher i ndërmarrjes.

Deri më 01.11.2024 janë pranuar gjithsej 222 aplikime, 190 nga të cilat janë miratuar, 31 janë refuzuar për mosplotësim të kushteve të thirrjes publike dhe 1 aplikues ka kërkuar pezullimin e procedurës. Mjetet e parapara për këtë masë në shumë prej 57.000.000 denarë janë realizuar në tërësi.

Lëndë e thirrjes publike ishte subvencionimi i zejtarëve dhe ushtrues të zanatit të zejtarëve përmes bashkëfinancimit prej 40 për qind të shpenzimeve të dëshmuara, por jo më shumë se 200.000 denarë për aplikues, të bëra gjatë viteve 2023 dhe 2024 për blerje të makinerive dhe/ose veglave të reja edhe për dizajn të një produkti të ri.

Përfundimisht me 01.11.2024, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës kanë arritur gjithsej 43 kërkesam 37 nga të cilat janë miratuar, ndërsa 6 janë refuzuar për shkak të mosplotësimit të kushteve nga thirrja publike.

Edhe për këtë masë, gjatë shpërndarjes së mjeteve, krahas vlerës së vërtetuar për bashkëfinancim të shpenzimeve të dëshmuara për qëllimet e parashikuara, për çdo aplikant është vërtetuar edhe mbështetja financiare shtesë në vaërsi të rajonit planor prej ku është selia e aplikantit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR