• e premte, 28 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Janë paguar 80.440.060,00 denarë nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024

Janë paguar 80.440.060,00 denarë nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024

Shkup, 24 mars 2025 (MIA)- Është realizuar pagesa ndaj bujqve në shumën prej 80.440.060,00 denarësh nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024, njofton Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave (MBPEU).

Janë paguar 32.596.860,00 denarë për prodhimtari bimore, edhe atë për nënmasën për pemishte janë paguar 19.679.962,00 denarë ndaj 1.198 përfituesve dhe nënmasën për vreshta 12.916.898,00 denarë ndaj 181 përfituesve.

Janë paguar edhe 47.843.200,00 denarë për prodhimtari blegtorale për nënmasën për krerë femra të shënuara 27.829.600,00 denarë ndaj 406 përfituesve dhe nënmasën për krerë të shënuar të deleve 20.013.600,00 denarë ndaj 173 përfituesve.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR