• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë paguar 203,3 milionë denarë mbështetje shtesë për 1955 ekonomi bujqësore për mollë të shitura

Janë paguar 203,3 milionë denarë mbështetje shtesë për 1955 ekonomi bujqësore për mollë të shitura

Shkup, 9 shkurt 2024 (MIA) - Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ka paguar subvencionet shtesë për mollët e dorëzuara në blerje ose kapacitet përpunues, me të cilat mbështetje financiare morën 1.955 ekonomi bujqësore në vlerë të përgjithshme prej 203,3 milionë denarë.

Subvencionet shtesë prej tre denarë për kilogram i kanë marrë ekonomitë bujqësore, përfitues të masës për mbajtjen e pemishteve ekzistuese të mollëve, të cilat prodhimin e arritur të mollëve nga 15 shtatori 2022 deri më 15 maj 2023 e kanë dorëzuar në objekte të regjistruara përpunuese ose në blerës të regjistruar - në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.

"Pas kompletimit të aplikimit për masën shtesë prej 3 denarë/kg mollë të dorëzuar, Agjencia me sukses i ka kryer kontrollet administrative të aplikacioneve të pranuara dhe kontrollet në terren në kompanitë blerëse, pas së cilës sot realizohet vetë pagesa. Gjithashtu, para fundit të vitit 2023, të gjithë prodhuesit e mollëve kanë marrë avans të pagesave direkte për mirëmbajtjen e pemishteve dhe kanë marrë mbështetje financiare prej 12.000 denarë për hektar", thotë Baçovski.

Sipas Agjencisë së Pagesave, mbështetja për prodhuesit e mollëve vazhdon edhe në vitin 2024. Programi për Mbështetjen Financiare të Bujqësisë parasheh një masë që do të mbulojë të gjithë prodhuesit e mollëve të cilët në periudhën nga 15 shtatori 2023 deri më 15 janar 2024 kanë dorëzuar prodhimin e tyre në objekte të regjistruara blerëse apo përpunuese. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR