• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Janë ndryshuar masat e ndërmarra për paraburgim me masa të kujdesit për gjashtë persona të dyshuar në rastin M-NAV

Janë ndryshuar masat e ndërmarra për paraburgim me masa të kujdesit për gjashtë persona të dyshuar në rastin M-NAV

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike Shkup drejtuar gjykatësve të procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup, sot u ka parashtruar propozime për heqje të masave për sigurim të pranisë, përkatësisht masave paraburgim dhe arrest shtëpiak, për 6 persona të dyshuar për veprën penale Rrezikim i sigurisë së komunikacionit ajror nga neni 303 paragrafi 2 vv me nenin 22, ndërkaq lidhur me ngjarjet nga 4 janari në M-NAV, dhe caktim të masave për kujdes, kumtuan nga Gjykata themelore penale Shkup.

Duke vepruar rreth propozimit të Porkurorit publik, ndërkaq duke i vlerësuar faktet e bashkangjitura, gjykatësit e procedurës paraprake, e pranuan propozimin e Prokurorit publik dhe ssollën vendime me të cilat për A.O., R.B. dhe L.Q. e hoqën masën e arrestit sshtëpiak, përderisa për S.SH:, O.A. dhe E.S. e hoqën masën e paraburgimit dhe u caktuan masa kujdesi nga neni 146 paragrafi 1 pika 1,2.3 dhe 6 përkatësisht, Ndaleës për braktisje të vendbanimit përkatësisht vendqëndrimit, Marrje e dokumentit të udhëtimit dhe ndalesë për dhënie të së rejës, Obligim që i akuzuari të paraqitet në gjykatë dhe Ndalesë për afrim apo vendosje të lidhjes me perosna të caktuar", sqarohet në kumtesën e Gjykatës themelore penale Shkup.

Kundër këtyre vendimeve, ceket në kumtesë, palët kanë të drejtë ankese në Këshillin penal të kësaj gjykate. ab/

 

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR