• e martë, 26 nëntor 2024

Janë ndarë 12 marrëveshje për distiliritë e vogla për grante të pakthyeshme deri 300 000 denarë

Janë ndarë 12 marrëveshje për distiliritë e vogla për grante të pakthyeshme deri 300 000 denarë

Shkup, 1 gusht 2023 (MIA) - Ky është viti i prodhuesve të vegjël. Të gjitha programet, e tërë politika e Minsitrisë së Bujqësisë, ishte krijuar për t'i mbështetur prodhuesit e vegjël, ata të cilët me shumë mund dhe shumë dashuri e vazhdojnë traditën dhe e zhvillojnë trashëgiminë nga gjeneratat para tyre. Ndoshta kanë kapacitet të vogël për prodhim, por kanë plane të mëdha. Dinë si duhet, kanë motivim të realizojnë, vetëm u duhet mbështetje e vogël nga shteti për t'u avancuar dhe për ta rritur prodhimin, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski para se t'i ndajë marrëvehsjet për mbështetje financiare të distilirive të vogla.

Sot, siç përmendi, për herë të parë në historinë e vendit ndahen 12 marrëvehsje për distiliri të vogla të cilat marrin grante të pakthyeshme deri 300 000 denarë për furnizim të pajisjes për modernizim të prodhimtarisë.

Shuma e përgjithshme e 12 fituesve të grantit është 3 494 592 denarë. Mjetet do të shfrytëzohen për investime në pajisje dhe mjete themelore dhe shërbime të cialt kanë për qëllim realizimin e vlerës së shtuar në prodhimtarinë primare, zhvillimin e prodhimeve me karakteeristika tradicionale dhe rritje të konkurrencës, si dhe zhvillim të bizneseve familjare nga fusha e prodhimit të pijeve alkoolike.

Grantet janë siguruar nga buxheti i MBPEU-së përmes Programit për financim të mikro prodhuesve bujqësorë të verës dhe pijeve alkoolike.

Në konkursin publik për mbështetje të distilirive të vogla që u publikua në maj të këtij viti, aplikuan gjithsej 18 kërkues të mbështetjes financiare. Prej tyre, gjashtë nuk i përmbushën kushtet, kështu që gjithsej nga 18 aplikime, vetëm 12 sot morën marrëvehsje për grant për mbështetje financiare për furnizim të pajisjes dhe angazhimit të teknologut për pije alkoolike.

Të drejtë pjesëmarrjeje në konkurs patën ekonomitë e regjistruara bujqësore si bujqit - prodhuesit e vegjël të pijeve alkoolike apo të regjistruar në Regjistrin elektronik në Drejtorinë e doganave si prodhues të vegjël të pavarur të etilalkoolit dhe pijeve alkoolike për qëllime komerciale - distiliri të vogla, në pajtim me Rregulloren për mënyrën e tatimit me akcizë të alkoolit dhe pijee alkoolike dhe prodhimeve të duhanit. ab/

Foto: MBPEU

QËNDRONI TË LIDHUR