• e hënë, 15 dhjetor 2025

MSH: Janë ndërmarrë hapat e nevojshëm sipas dëshmive dhe pasqyrës klinike të pacientes gjashtë vjeçare nga Manastiri

MSH: Janë ndërmarrë hapat e nevojshëm sipas dëshmive dhe pasqyrës klinike të pacientes gjashtë vjeçare nga Manastiri

Shkup, 3 prill 2023 (MIA) - Sipas anamnezës, ekzaminimit klinik dhe diagnozës punuese, janë ndërmarrë hapat e duhur në drejtim të analizave, trajtimit dhe vëzhgimit të pacientes, thuhet në raportin e Komisionit të Mbikëqyrjes së Ekspertëve për rastin e trajtimit të pacientes 6-të vjeçare  J.H. në Spitalin klinik në Manastir.

"Nga anamneza, ka të dhëna për infektim me Kovid gjashtë muaj më parë. Pas analizave laboratorike, gjetjet treguan për një reaksion inflamator muskulor me vlera të ngritura të kreatinë kinazës dhe kreatinë kinazës MB, në kuadër të një infeksioni viral që ka prekur edhe muskulin e zemrës me një vlerë të ngritur të enzimës kardiake-troponin", njoftoi Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Pas përkeqësimit të situatës, thuhet në kumtesë, konkluzioni i Komisionit është se janë ndërmarrë hapat e nevojshëm, sipas mjekësisë së bazuar në fakte dhe pasqyrës klinike të pacientes.

Raporti i plotë nga Komisioni për Mbikëqyrje të Ekspertëve do t'i përcillet Prokurorisë Publike. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR