• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë nënshkruar marrëveshje për dy projekte kapitale në komunën e Ohrit

Janë nënshkruar marrëveshje për dy projekte kapitale në komunën e Ohrit

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe kryetari i komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, sot në Shkup, nënshkruan marrëveshjet për dy projekte kapitale që planifikohen të realizohen në Komunën e Ohrit – ndërtimi i një sallë sportive në SHF “Vanço Nikoleski” në fshatin Leskoec dhe rikonstruksioni dhe përshtatja e hapësirës për objektin e ri shkollor për nevojat e SHF "Koço Racin".

Mjetet e ndara për financimin e projekteve përkatëse janë siguruar përmes decentralizimit të mjeteve buxhetore, gjegjësisht me ripërdorimin e 90 milionë denarë nga buxheti qendror, prej të cilave 20 milionë denarë janë ndarë për sallën e sportit në SHF “Vanço Nikoleski” në Leskoec, ndërsa 70 milionë denarë janë ndarë për rikonstruksionin dhe përshtatjen e objektit të ri shkollor të SHF “Koço Racin”.

Pecakov theksoi se sipas procedurës vijon hapja e llogarive speciale të dedikuara, transferimi i mjeteve dhe tenderimi dhe fillimi i ndërtimit në fillim të vitit të ardhshëm buxhetor 2024. ls/

Foto: Komuna Ohër

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR