• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë marrë në pyetje dëshmitarët për rastin "Zhan Mitrev", gjykimi vazhdon më 4 korrik

Janë marrë në pyetje dëshmitarët për rastin

Shkup, 16 qershor 2023 (MIA) - Në gjykimin e sotëm për rastin "Zhan Mitrev" dëshmuan dëshmitarë, të afërm të të vdekurve gjatë mjekimit në spitalin "Zhan Mitrev".

Në pyetje të prokurores publike, Iskra Haxhi Vasileva, dëshmitarja, bashkëshorti i së cilës ndërroi jetë në spital gjatë mjekimit kundër koronavirusit, deklaroi se "po të mos i kishte ato para nuk do ta transferoja nga infektivja".

Dëshmitarija, si edhe e kaluara, tha se nuk kanëd ashur ta pranonin bashkëshortin e saj për mjekim para se të paguheshin paratë e nevojshme për trajtim në spital, ndërkaq pasi që kanë paguar dhe pacienti ishte pranuar, ajo nuk ka pasur kurfarë informate për mjekimin e mëtutjeshëm.

Nuk mundja t'i kontaktoja mjekët, të informohesha, nëse ishte i vdekur, apo gjallë, ndërsa spitali privat është, konsideroja se do të ketë kujdes, do të ketë informata", tha dëshmitarja.

Sipas dëshmitares, siç tha, "në kohën e kovidit, ai spital paraqiste tmerr dhe agoni".

Ndoshta kishin punë, ishin të zënë me kovidin, por, ata janë spital privat dhe u janë dhënë shumë para, duhej të siguronin dikë të na jepte informata", tha ajo.

Në pyetje të prokurores, dëshmitarja deklaroi se ndjehet e mashtruar dhe se denoncon kërkesë pronësore-juridike.

E pyetur nga mbrojtja, nëse ka vërejtur se në fletë-lëshim është cekur se bashkëshorti i saj është pranuar me saturacion periferik të oksiogjenit 75 për qind me mbështetje oksigjeni, ajo u përgjigj po.

Më pas mbrojtësi pyeti nëse mund të konkludojë se pacienti me 75 për qind saturacion periferik të oksigjenit, me mbështetje oksigjeni prej 10 litrave nuk është pacient mesatarisht i rëndë, po rast jashtëzakonisht i rëndë, ajo u përgjigj jo.

Më pas dëshmitarja u pyet nëse mund të konkludojë se bashkëshorti i saj ka pasur hipertension të arteries, obezitet dhe hiperlipidemi, ajo u përgjigj jo, e më pas, në pyetjen shtesë, nëse ka vërejtur se në fletë-lëshim është cekur obeziteti, hipertensioni dhe hiperlipidemia u përjgigj se ka parë, por, siç tha, nuk beson.

E pyetur nëse emisioni "Gjaku i papastër" i IRL-së ia ka formuar konkludimin se hemofiltrimi është shkaku i vdekjes së bashkëshortit të saj, ajo tha jo.

E pyetur nëse dr. Zhan Mitrev, d.t.th. klinika e tij, përmes anesteziologëve përgjegjës për kujdes intensiv, kanë bërë gjithçka për të shpëtuar jetë, ajo u përgjigj po.

E pyetur nëse mjeku Mitrev ka thënë se hemofiltrimi mjekon  nga Kovod-19, ajo u përgjigj, siç tha "nuk mbaj mend nëse ka thënë diçka, por shumë e lavdëronte".

Prokuroria themelore publike - Shkup parashtroi aktakuzë kundër doktorit Zhan Mitrev, si person fizik dhe Propozim i prokurorisë kundër spitalit të tij, si person juridik, për vepër të vazhduar penale "mashtrim" nga neni 247 nga Kodi penal.

Lënda është formuar sipas zërave, pasi që IRL vitin e kaluar e publikoi dokumentarin "Gjaku i papastër", në të ciln zbuloi se spitali privat "Zhan Mitrev" u ka paguar pacientëve shuma të mëdha të parave për hemofiltrim gjatë mjekimit nga Kovid-19, pas çka ishte hapur edhe lëndë në PTHP Shkup.

Siç informuan nga PTHP Shkup për këtë lëndë, nuk bëhet fjalë për "mashtrim të pacientëve", përkatësisht ndërgjegjshmëria dhe pandërgjegjshmëria e mjekimit nuk është lëndë e kësaj vepre penale, por për mashtrim klasik, përkatësisht mbulim i fakteve kyçe lidhur me hemoflitrimin, metodë për të cilën pacientët nuk ishin informuar qartë për të gjitha efektet e saj pozitive dhe negative, me çka ata ishin sjellë në hamendje, ndërkaq me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pronësore.

Procesin e udhëheqë gjykatësja Lidia Petrovska, ndërsa prëfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva. ab/

foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR