• e shtunë, 29 qershor 2024

Janë lokalizuar zjarret në Kumanovë dhe Likovë 

Janë lokalizuar zjarret në Kumanovë dhe Likovë 

Kumanovë, 20 korrik 2023 (MIA) - Zjarrfikësit nga Kumanova kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë disa zjarre në Kumanovë dhe Likovë, njoftuan sot nga NJTZ Kumanovë.

Tre ekipe të zjarrfikësve me tre automjete dhe njëmbëdhjetë zjarrfikës kanë intervenuar në rrugën ndërmjet fshatrave të Kumanovës Agino, Bërzak, Romanovcë dhe Deladrovcë të Shkupit. Ekipet tjera, gjithsej dy vetura dhe pesë zjarrfikës, kanë shuar zjarrin në zonën ndërmjet Llojanit në Likovë dhe Tabanovcës në Kumanovë.

Zjarri ka rënë pak pas orës 14 dhe është fikur plotësisht në orën 21:00.

Në Llojan të Likovës dhe Tabanovcë të Kumanovës është prekur bari i thatë dhe kashtë.

"Zjarri është fikur aty në ora 20:30, tha Stankovski. ls/

Foto: MIA (zjarr fshati Bërzak) dhe printskrin nga rrjetet sociale të qytetarëve

 

QËNDRONI TË LIDHUR