• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë lëshuar 307 leje ndërtimi në dhjetor të viti të kaluar, në Shkup 240 banesa të reja, në Strumicë 143

Janë lëshuar 307 leje ndërtimi në dhjetor të viti të kaluar,  në Shkup 240 banesa të reja, në Strumicë 143

Shkup, 14 shkurt 2023 (MIA) - Në dhjetor të vitit të kaluar janë lëshuar 307 leje ndërtimi, që është për 18,8 për qind më pak në krahasim me dhjetorin e vitit 2021.

Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 7.102.131.000 denarë, që është 85,1 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 151 (49,2 për qind) janë të destinuara për ndërtesa të larta, 83 (27 për qind) për ndërtesa të ulëta dhe 73 (23,8 për qind) për objekte rindërtimi.

Nga gjithsej 307 objekte, 161 (52.4 për qind) janë investitorë persona fizikë dhe 146 (47.6 për qind) investitorë janë subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 728 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 60,719 metrash katrorë. Numri më i madh i lejeve të reja të ndërtimit janë dhënë në rajonin e Pollogut (77), pasuar nga rajoni i Shkupit me 43, ai juglindor me 43, rajoni i Vardarit dhe ai lindor me 36 secili... Nga gjithsej 728 banesa, më së shumti janë në Shkup, 240, prej të cilave 168 në Komunën e Gazi Babës dhe 64 në Komunën Qendër. Në rajonin juglindor do të ndërtohen 155 banesa, nga të cilat 143 janë në Strumicë, ndërsa në rajonin jugperëndimor janë 99, prej të cilave 81 në Ohër. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR