• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë kryer 650 inspektime pas rishikimit të çmimeve të ngrira, janë konstatuar shkelje në 22 subjekte ekonomike

Janë kryer 650 inspektime pas rishikimit të çmimeve të ngrira, janë konstatuar shkelje në 22 subjekte ekonomike

Shkup, 13 prill 2023 (MIA) - Nga miratimi i vendimeve të Qeverisë për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet individuale në tregtinë me pakicë dhe për rishikimin e çmimeve të ngrira të pemëve dhe perimeve, deri më tani janë kryer mbi 650 inspektime dhe kontrolle. Njëkohësisht, janë evidentuar shkelje të vendimeve të 22 subjekteve ekonomike, për të cilat kundërvajtje janë lëshuar urdhra të paguara në vlerë prej mbi 1.300.000 denarë, kumtoi Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT).

Sipas ISHT-së, po vijojnë procedurat që do të përcaktojnë masën e gjobave për tregtarët që konstatohet se kanë bërë shkelje dhe inspektorët janë ende në terren.

"Nga kontrollet e bëra është konstatuar se produktet e përfshira në këto vendime shiten me çmime në përputhje me vendimin e fundit të ndryshuar dhe pjesa më e madhe e tyre gjenden në dyqane dhe markete në të gjithë vendin", thekson ISHT.

Inspektorati Shtetëror i Tregut përkujton se sipas vendimit të fundit të qeverisë çmimet janë: deri në 95 denarë për kilogram domate të freskëta, deri në 95 denarë për kilogram trenguj të freskët, deri në 70 denarë për kilogram qepë, deri në 100 denarë për kilogram speca jeshil i freskët, deri në 95 denarë për kilogram fasule, deri në 110 denarë për kilogram thjerrëza, deri në 75 denarë për kilogram banane, deri në 60 denarë për kilogram portokaj, deri në 65 denarë për kilogram mandarina dhe deri në 60 denarë për kilogram limon. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR