• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë konstatuar lëndime të rënda trupore tek e mitura, e cila sonte ishte goditur nga një automjet në bulevardin "Serbia"

Janë konstatuar lëndime të rënda trupore tek e mitura, e cila sonte ishte goditur nga një automjet në bulevardin

Shkup, 7 dhjetor 2023 (MIA) - Janë konstatuar lëndime të rënda trupore tek e mitura, e cila sonte është goditur me automjet në stacionin e benzinës "Llukoill", në bulevardin "Serbia", në Komunën e Aerodromit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Më datë 07.12.2023 në orën 16:25 në bulevardin 'Serbia' përballë stacionit së benzinës, automjeti 'pasat' me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.L ka goditur një këmbësor të mitur. Në fatkeqësi, e mitura u lëndua rëndë, konstatuan në Kompleksin e klinikave 'Nënë Tereza', ku u dërgua për t'i dhënë ndihmë mjekësore", informojnë nga MPB-ja.

Preej aty po ashtu thonë se vazhdon hetimi nga ana e ekipit të SPB Shkup. ss/bsh/

Foto: Arkivi MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR