• e enjte, 26 dhjetor 2024

Janë konfiskuar bono në vlerë prej 92 milionë dollarë

Janë konfiskuar bono në vlerë prej 92 milionë dollarë

Shkup, 8 gusht 2023 (MIA) - Drejtoria e doganave konfiskoi 184 bono me vlerë të përgjithshme prej 92 milionë dollarëve. Siç kumtoi sot drejtori i Drejtorisë, Stefan Bogoev, bonot janë gjetur tek një shtetas turk i cili ka arritur në vend me fluturim nga Stambolli.

Bonot ndodheshin në një çantë dore të zezë, ndërkaq u detektuan gjatë kontrollit me skaner dhe kontroll të hollësishëm shtesë.

Me vendim të Gjykatës themelore - Shkup, bonot janë marrë dhe do të dorëzihen në Agjencinë për menaxhim me pronë të konfiskuar.

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për drejtorinë e doganave dhe Ligjit për kundërvajtje, Drejtoria e doganave, informoi drejtori, ka parashtruar paraqitje adekuate drejt gjykatës kompetente.

"Pas procedurës së përfunduar gjyqësore, sot, Gjykata themelore Shkup solli aktvendim me të cilin janë marrë bonot, ndërsa personit i është shqiptuar dënim në të holla - gjobë në bazë të Ligjit për punë devizore. Bonot janë marrë dhe do t'i dor[zohen Agjencisë për menaxhim me pronë të konfiskuar. Hetimi nga ana e Drejtorisë së doganave vazhdon me hapje të hetimit financiar në bashkëpunim me të gjitha trupat dhe institucionet relevante në nivel nacional dhe ndërkombëtar me qëllim të ndriçimit të rastit në drejtim të dëshmimit të tentimit eventuaë për mashtrim apo parandalim të larjes së parave. Në këtë rast, kemi qasje dhe përkushtim të posaçëm, duke pasur parasysh trendin ekzistues në botë  të keqpërdorimit të bonove si instrument për larje parash", tha Bogoev.

Ai shtoi edhe se Drejtoria e doganave mbetet fuqishëm e përkushtuar në luftën kundër krimit dhe parandalimin e tregtisë ilegale. ab/

foto: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR