• e hënë, 19 gusht 2024

Janë gjetur 12 migrantë nga Nepali në një automjet të drejtuar nga një shtetas serb

Janë gjetur 12 migrantë nga Nepali në një automjet të drejtuar nga një shtetas serb

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Dymbëdhjetë emigrantë nga Nepali janë gjetur dje në rrugën Tabanovcë-Kumanovë në një automjet tip "folksWagen pasat" i drejtuar nga një shtetas serb.

 "Dje rreth orës 17:50 minuta në autostradën “Miqësia”, aksi Tabanoc-Kumanovë, nëpunës policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje Kufitare Sopot e kanë privuar nga liria M.M. (34) nga Republika e Serbisë", informojnë sot nga MPB-ja.

Migrantët ishin në automjetin “folkswagen pasat” me targa të regjistrimit të një automjeti tjetër.

M.M. është dërguar në Stacionin Policor Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR