• e premte, 27 dhjetor 2024

Janë duke u shqyrtuar mundësitë për të ndihmuar prodhuesit e produkteve ushqimore bazë

Janë duke u shqyrtuar mundësitë për të ndihmuar prodhuesit e produkteve ushqimore bazë
Shkup, 6 tetor 2022 (MIA) - Janë duke u shqyrtuar opsionet që prodhuesit e produkteve ushqimore bazë të kenë një çmim më të ulët të rregulluar për të ulur çmimet përfundimtare të produkteve finale, por edhe se si t'u dilet në ndihmë  ndërmarrjeve komunale publike, njoftoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Sipas tij, ministri i Financave, Fatmir Besimi, deri në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme, me shumë gjasa do t'i prezantojë masat për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. "Masat janë targetuar, veçanërisht për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. Dje në Këshillin Ekonomik kemi biseduar në detaje që gjithçka të mos jetë barrë e Buxhetit dhe të shpallen masat. Ne njoftuam se shkollat ​​do të kalojnë në tregun e rregulluar dhe se spitalet do të mbështeten nga shitja e EMV-së. Tashmë janë duke u bërë analiza për ndërmarrjet publike komunale dhe ato janë drejt përfundimit. Metodologjia është duke u hartuar dhe ne po kërkojmë një mënyrë për t'i përmbushur ato, por do të ketë një mekanizëm", theksoi ministri duke qenë mysafir sonte në televizionin  Sitel. Në lidhje me energjinë ngrohëse, Bekteshi ritheksoi edhe një herë se do të ketë ngrohje dhe për muajin tetor janë siguruar sasitë e nevojshme të gazit natyror. Javën e ardhshme ose në mesin e këtij muaji, shtoi ai, do të ketë oferta edhe për muajin nëntor dhe çmimet do të jenë 300 deri në 350 euro më të ulëta. Siç ka shpjeguar Bekteshi, Çairi dhe Buteli kanë pasur ngrohje tre ditët e fundit për shkak se ngrohtorja Veri ka në depo gaz natyror nga sezoni ngrohës i mëparshëm. "Megjithatë, nuk kam asnjë informacion që kanë siguruar gaz natyror nga 15 tetori e tutje", tha ministri. Ai vlerësoi gjithashtu se nga 1 janari presioni i rritjes së çmimit të energjisë ngrohëse do të jetë më i ulët. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR