• e diel, 12 prill 2026

Janë djegur tre automjete në zonën e Bit Pazarit, nuk ka të lënduar

Janë djegur tre automjete në zonën e Bit Pazarit, nuk ka të lënduar

Shkup, 11 prill 2026 (MIA) - Tre automjete janë djegur mbrëmë në zonën e Bit Pazarit, kumtoi MPB-ja.

"Më 11.04.2026 në orën 04:24 në SPB Shkup u denoncua se në zonën e Bit Pazarit në Shkup ka shpërthyer zjarr në një automjet udhëtarësh 'Ford' me targa të Shkupit, në pronësi të O.M. (58) nga Shkupi. Nga zjarri janë përfshirë edhe një automjet 'BMV' dhe një automjet 'Folksvagen Golf', të dy me targa të Shkupit", njofotn MPB-ja.

Zjarri është shuar nga Brigada zjarrfikëse Shkup dhe nuk ka persona të lënduar. Është bërë inspektim. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR