• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Janë dëgjuar dëshmitarë me propozim të mbrojtjes për rastin "Softuerë"

Janë dëgjuar dëshmitarë me propozim të mbrojtjes për rastin

Shkup, 22 shkurt 2023 (MIA) - Në Gjykatën themelore penale Shkup lidhur me rastin "Softuerë" sot ka dëshmuar bashkëshortja e të akuzuarit Ivica Dimitrovski, Ivana Dimitrovska, si dhe ekspertja nga sfera e ekspertizës ekonomike, Gordana Noveska.

Në pyetje të mbrojtjes së të akuzuarit, Dimitrovski, dëshmitarja Ivana Dimitrovska tha se ka qenë e njoftuar me projektet të cilat bashkëshorti i saj i ka punuar në vitin 2019 dhe 2020.

Në pyetje nëse është njoftuar me projektet që i ka pasur me Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë, ajo u përgjigj po.

"Ishte mjaftë i emocionuar për përpilimin e atyre projekteve, pasi jo vetëm se ishin nga sfera e tij, por ashtu edhe ndjehej i dobishëm dhe ka pasur ndjenjë se kontribuon në të mirë të shtetit", tha ajo.

Gjatë marrjes në pyetje, dëshmitarja ka folur për bastisjen që është bërë në shtëpinë e tyre dhe për ngjarjet një javë pas basitjes dhe për marrjen në pyetje të bashkëshorit të saj në prokurori.

"Kur u kthye nga marrja në pyetje, ishte pa vullnet për jetë, i frikësuar, i stresuar. E pyeta çka ka ndodhur, ai më tha se ka pësuar nënçmime, fyerje dhe se nuk është i vetëdijshëm se pse po ndodh tërë kjo punë", tha ajo.

E pyetur nëse derisa ka punuar në projektet me Sekretariatin e përgjithshëm, ka ndarë më të ndjenjë të frikës. ajo u përgjigj jo, por, siç tha, përkundrazi, "ka qenë i emocionuar që e ka nderin të kontribuojë".

Prokurorja ka parashtruar pyetje lidhur me një nga celularët, pjesë të bastisjeve, si dhe për atë nëse dëshmitarja është e njoftuar se kur kanë ardhur ta marrin bashkëshortin në prokurori, të pranishmit janë njoftuar se para se të shkojë në prokurori, bashkëshorti i saj u takua me kryeministrin e atëhershëm, pyetje, në të cilën, dëshmitarja tha se nuk do të mund të dijë.

Dëshmitarja e dytë ishte këshilltare teknike, Gordana Noveska, ekspert nga sfera e ekepertizës ekonomike dhe financiare, e cila ka dëshmuar lidhur me llogarinë e transaksionit të të akuzuarit Ivica Dimitrovski, e që kanë të bëjnë me honoraret e fituara, të dalat dhe të hyrat.

Sipas akuzës, i akuzuari i parë nuk i ka kryer detyrat zyrtare gjatë zbatimit të katër procedurave për prokurime publike për sistem për identifikim biometrik, prokurim publik të softuerit për përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptimin e dënimeve, furnizim të ANPR kamerave për njohjen e targave të automjeteve dhe prokurim të kabinave nga metali për nevojat e sistemit të identifikimit biometrik dhe sistem për njohje automatike të targave.

Rashkovski u akuzua për veprat penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit" dhe "larjen e parave dhe të ardhurave tjera nga veprat penale", ndërsa personat I.D.. I.H., D.S., I.I., I.I. dhe M.S. janë akuzuar për "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit".

Rastin e udhëheq gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Ivana Trajçeva. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR