Janë arrestuar dhe dënuar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për futjen e dokumenteve blanko të falsifikuara në Greqi
- Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut u arrestuan në Greqi, ndërsa më pas edhe u dënuan me burg, pasi policia greke të premten gjatë bastisjes në vendkalimin kufitar Dojran tek ata gjeti 599 dokumente blanko të falsifikuara, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Athinë, 29 prill 2024 (MIA) - Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut u arrestuan në Greqi, ndërsa më pas edhe u dënuan me burg, pasi policia greke të premten gjatë bastisjes në vendkalimin kufitar Dojran tek ata gjeti 599 dokumente blanko të falsifikuara, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga policia greke kumtuan se dy personat u arrestuan pasi u kontrolluan gjatë hyrjes në Greqi, ndërsa tek njeri, në astarin e xhupit gjetën gjithsej 440 dokumente blanko (karta identiteti, patentë shoferi, leje qëndrimi) nga vende të ndryshme evropiane të fshehura, të cilat ua kanë sekuestruar.
Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazhin e automjetit janë gjetur edhe 159 dokumente të tjera blanko, të cilat gjithashtu janë sekuestruar.
Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA publikoi se Gjykata Penale në Kukush i shpalli fajtorë të dy të arrestuarit për falsifikim dhe bashkim për përfitime ekonomike dhe i dënoi me pesë vjet burg.
Sipas ANA-MPA të dy të akuzuarit gjatë seancës nuk kanë zbuluar detaje për aktivitetet e tyre dhe janë mbrojtur me heshjet. ls/
Foto: Policia greke