• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Jakimovski: Porosia ime për largimin nga BNJVL-ja nuk është marrë seriozisht, ministrat ta kryejnë punën në përputhje me ligjin

Jakimovski: Porosia ime për largimin nga BNJVL-ja nuk është marrë seriozisht, ministrat ta kryejnë punën në përputhje me ligjin

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski sot përsëriti se do të largohet nga BNJVL-ja, nëse kryetari i BNJVL-së Orce Gjorgjievski në heshtje e përcjell tërë situatën dhe nuk ndërmerr hapa për t'i vetëdijesuar ministrat pasi po bëjnë, siç tha, presione të vazhdueshme ndaj Komunës. Me Gjorgjievskin, siç tha, do të bisedojë të hënën.

Në deklaratën e dhënë për media para selisë së Komunës së Karposhit, Jakimovski tha se qëllimi i tij për largimin nga BNJVL-ja nuk është marrë seriozisht.

"BNJVL-ja është komitet i zakonshëm partiak i VMRO-DPMNE-së dhe nuk ka të bëjë me idetë dhe zhvillimin e vetëqeverisjes lokale. Kjo tregon se Orce Gjorgjievski është figurë e rëndomtë në krye të BNJVL-së, ndërsa e gjithë politika është krijuar nga partia e tij dhe përbërja e Bordit ekzekutiv dhe mbikëqyrës të BNJVL-së dhe e krijuar nga Hristijan Mickoski. Këto janë arsye për të theksuar se ose do ta korrigjojnë sjelljen e tyre ose do të largohemi nga BNJVL-ja", tha Jakimovski.

Dërgoi porosi deri tek ministrat se duhet ta bëjnë punën e tyre në përputhje me ligjin pa dallim nëse i pëlqen apo jo Komunës së Karposhit.

Jakimovski edhe dje paralajmëroi se do ta lëshojë BNJVL-në duke potencuar se disa nga ministrat në Qeveri duhet të korrigjojnë sjelljen e tyre ndaj tyre si kryetarë komunash. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Фото: МИА архива

QËNDRONI TË LIDHUR