• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Jakimovski: Komuna e Karposhit mund të largohet nga BNJVL-ja për shkak të presioneve të mëdha nga pushteti, do të diskutoj sot me Gjorgjievskin

Jakimovski: Komuna e Karposhit mund të largohet nga BNJVL-ja për shkak të presioneve të mëdha nga pushteti, do të diskutoj sot me Gjorgjievskin

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Kryetari i Komunës së Karposhit Stevço Jakimovski, paralamëroi se sot gjatë ditës do të takohet me kryetarin e BNJVL-së dhe kryetarin e Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, për të diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohet për shkak të, siç tha në konferencë për media, presioneve të mëdha nga pushteti qendror. Me këtë rast ai paralajmëroi se Komuna e Karposhit po largohet nga BNJVL-ja, për çka ka shumë arsye.

Jakimovski theksoi se disa nga ministrat në Qeveri duhet ta korrigjojnë raportin e tyre ndaj tyre si kryetarë komunash, ose do të largohen nga BNJVL-ja.

"BNJVL-ja heshti për të gjitha presionet që po i durojmë nga ministrat e kësaj qeverie. Unë nuk jam kryetar komune për herë të parë. Por, kjo është e paparë që po bëjnë ministrat e qeverisë së Mickoskit. Nuk e di nëse është sipas direktivës së tij apo jo, por e shihni se çfarë po bëjnë me kryetarin e Strumicës. Kryetari i komunës të ketë ujë të pastër për pije. Ministri e zgjodhi situatën në bujqësi, ndaj u kujdes për "ujin, pastaj ujin". Në vend që ta ndihmojë si ministër, shikoni se çfarë bënë", theksoi Jakimovski.

Kryetari i Komunës së Karposhit thotë se nuk votohen programet e kolegëve të tij, të cilët nuk janë nga partia e kryetarit të BNJVL-së Orce Gjorgjievski, ministri i Vetëqeverisjes Lokale hesht dhe për këtë arsye mendon se kryetari i BNJVL-së nuk duhet të jetë nga e partia e njëjtë për të mbrojtur interesat e vetqeverisjes lokale. Tha se Gjorgjievski i ka kërkuar të bisedojnë dhe se do të takohen sepse ai është për këtë.  rq/bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR