• e enjte, 26 dhjetor 2024

Jakimovski: Aksidenti i komunikacionit në Llaskarcë përfaqëson akumulim të lëshimeve të shumta

Jakimovski: Aksidenti i komunikacionit në Llaskarcë përfaqëson akumulim të lëshimeve të shumta

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup prokurori publik Darko Jakimovski sot filloi me fjalët përfundimitare në lidhje me rastin "Llaskarca" i cili ka të bëjë me aksidentin i cili ndodhi në vitin 2019 dhe në të cilin humbën jetën 16 qytetarë.

Në fillim të fjalëve hyrëse, prokurori theksoi se kjo ngjarje ka gjenezën e saj, zhvillimin dhe epilogun dhe përfaqëson akumulim të lëshimeve të shumta.

"Ekziston një grup i tërë i angazhimeve dhe detyrimeve të sigurisë të cilat këta të akuzuar në vazhdimësi nuk i kanë respektuar. Mbetet që vetëm këto lëshime të dënohen", tha ai.

Sipas tij, të gjithë ekspertët në të cilët prokuroria i kanë bazuar dëshmitë, në asnjë moment nuk kanë kalkuluar dëshmitë, ndërsa në ekspertizat e tjera, siç tha, vetëm janë shënuar kalkulimet.

"Asnjë fakt nuk është nxjerrë nën dyshim nga mbrojtja në mënyrë të njohur dhe pranuar nga shkenca e aksidenteve", tha prokurori.

Ai foli edhe për mbrojtjen e të akuzuarve, me çka, siç tha "askush nga mbrojtja nuk mohon se nuk ka faj".

"Por, sipas mbrojtjes të çdonjërit të akuzuar në këtë aksident, përgjegjësia për të gjitha lëshimet i hidhet ndonjë tjetri", tha prokurori.

Jakimovski theksoi se nëse analizohet mbrojtja e pesë të dyshuarve të parë, fitohet përshtypja se gjithçka është varur nga i akuzuari i gjashtë - shoferi i autobusit. 

"Nëse, nga ana tjetër, studiohet mbrojtja e të akuzuarit të gjashtë, rezulton se në autobus nuk ka pasur fare shofer", tha prokurori.

Ai theksoi se faj për këtë aksident kanë të gjithë të akuzuarit. 

Prokurori pastaj vazhdoi me analizë të hollësishme të mbrojtjes së të gjithë të akuzuarve. 

Të akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcës, që ka ndodhur më 13 shkurt 2019, janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë "Durmo Turs", personi përgjegjës për transportin në kompaninë, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Ndërkaq për të njëjtën vepër akuzohen tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR