Izraelitët besojnë se një e treta e pengjeve janë vrarë në Gazë
- zraeli beson se një e treta e pengjeve që kanë mbetur në Gazë tashmë e kanë humbur jetën, tregojnë të dhënat e sotme të qeverisë, ndërsa disa zyrtarë besojnë se ky numër është edhe më i lartë.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:36, 4 qershor, 2024
Tel-Aviv, 4 qershor 2024 (MIA) - Izraeli beson se një e treta e pengjeve që kanë mbetur në Gazë tashmë e kanë humbur jetën, tregojnë të dhënat e sotme të qeverisë, ndërsa disa zyrtarë besojnë se ky numër është edhe më i lartë.
Rreth 250 persona të rrëmbyer nga Hamasi në Izrael u dërguan në Rripin e Gazës gjatë sulmit të 7 tetorit, rreth pesëdhjetë u liruan në nëntor si pjesë e një marrëveshjeje midis dy palëve.
Armata izraelite i ka liruar disa prej tyre, ndërsa disa i ka gjetur të vdekur.
Qeveria njoftoi se 120 persona ende ndodhen në duart e Hamasit, 43 prej të cilëve u shpallën të vdekur bazuar në burime të ndryshme informacioni, duke përfshirë inteligjencën, pamjet e vëzhgimit dhe analizat mjeko-ligjore.
Mediat britanike theksojnë se disa zyrtarë izraelitë besojnë se numri i të vdekurve është më i madh.
Në fillimin e ofansivës izraelite Hamas ka kërcënuar se do t'i vrasë pengjet si hakmarrje për sulmet ajrore izraelite, ndërsa ndërkohë grupi i militantëve njoftoi se disa prej tyre ishin vrarë në sulmet izraelite.
Izraeli nuk e përjashtoi se kjo të ishte e mundur në raste individuale, por tha se në trupat e pengjeve të gjetura shfaqnin shenja ekzekutimi. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s