• e mërkurë, 25 shtator 2024

Izraeli sot kreu 150 sulme ajrore ndaj Libanit

Izraeli sot kreu 150 sulme ajrore ndaj Libanit

Tel Aviv, 23 shtator 2024 (MIA) – Ushtria izraelite mëngjesin e sotëm ka kryer rreth 150 sulme kundër caqeve të Hezbollahut në Liban, nga ku lëvizja islamike lëshon raketa në territorin izraelit në mbështetje të Hamasit palestinez në Rripin e Gazës.

"Sot në mëngjes ka pasur rreth 150 sulme ajrore", tha zëdhënësi i armatës.

Sulmet u kryen midis orës 6:30 dhe 7:30 sipas orës lokale.

Kryeministri libanez Naxhiv Mikati dënoi "planin e shkatërrimit që po zbaton Izraeli".

"Vazhdimi i agresionit izraelit kundër Libanit është luftë për shfarosje në çdo aspekt, plan për shkatërrim qëllimi i së cilës është zhdukja e fshatrave dhe qyteteve libaneze", tha ai.

Armata izraelite sot në mëngjes u tha qytetarëve libanezë që të "qëndrojnë larg caqeve të Hezbollahut" në Libanin jugor. 

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR