Izraeli pohon se ka “eliminuar” një zyrtar të Hezbollahut në Libanin jugor
- Ushtria izraelite kumtoi dje se ka "eliminuar" një komandant të inxhinierisë të Hezbollahut në Libanin jugor.
Tel Aviv, 2 shkurt 2026 (MIA) - Ushtria izraelite kumtoi dje se ka "eliminuar" një komandant të inxhinierisë të Hezbollahut në Libanin jugor.
“I eliminuar: Ali Daud Amih, i cili shërbente si shef i sektorit në departamentin e inxhinierisë së Hezbollahut”, njoftuan Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në një postim në rrjetet sociale.
“Ali ishte i përfshirë në përpjekjet për rehabilitimin e infrastrukturës terroriste të Hezbollahut në zonën Al-Dveir në Libanin jugor dhe në sulme të avancuara terroriste kundër trupave të IDF-së, çka përbën shkelje të marrëveshjeve ndërmjet Izraelit dhe Libanit.”
“Si pjesë e armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut, i cili është në fuqi që nga fundi i nëntorit 2024, milicia shiite e mbështetur nga Irani duhej të çarmatosej.”
“Afati kyç për çarmatimin e Hezbollahut, për të cilin qeveria libaneze ia kishte besuar përgjegjësinë ushtrisë, skadoi në fund të dhjetorit.
Izraeli e akuzon Hezbollahun për riorganizim dhe armatosje, duke shkelur marrëveshjen. Si pasojë, ushtria vazhdon të sulmojë fqinjën e saj pothuajse çdo ditë.”
“Sipas të dhënave të qeverisë, më shumë se 300 persona janë vrarë në Liban që kur ka hyrë në fuqi armëpushimi. Kombet e Bashkuara thonë se mbi 100 prej tyre ishin civilë. ls/
Foto: DPA