Izraeli për herë të parë e akuzoi Rusinë për krime lufte
- Post By Ajrije Rexhepi
- 17:23, 5 prill, 2022
Jerusalem, 5 prill 2022 (MIA) - Ministri izraelit i Punëve të Jashtme Jair Lapidi e dënoi ashpër Rusinë për, siç tha, "krime lufte" në Ukrainë.
"Fotot dhe dëshmitë nga Ukraina janë të tmerrshme. Forcat ruse kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile pa mbrojtje. I dënoj ashpër këto krime lufte", theksoi Lapidi.
Paraprakisht sot kryeministri izraelit Naftali Beneti i dënoi vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas Buça, por nuk i akuzoi forcat ruse për këtë krime.
Tani, ministri i tij e bëri këtë dhe kjo është për herë të parë që Izraeli ta akuzojë Rusinë për krime lufte. ar/