• e premte, 04 tetor 2024

Izraeli e shpalli sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Guteresh "persona non grata"

Izraeli e shpalli sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Guteresh

Tel-Aviv, 2 tteor 2024 (MIA) - Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Izrael Kac deklaroi se sekretarit të përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh i është ndaluar hyrja në vend për shkak të, siç konsideron ai, animit të tij kundërizraelit.

Kac tha se e ka shpallur Gutereshin "persona non grata" në Izrael.

"Secili që nuk mundet pa hezitim ta dënojë sulmin e shëmtuar të Iranit ndaj Izraelit, siç e bëri këtë pothuajse secili vend i botës, nuk meriton të shkelë në tokën izraelite", shkroi ai në rrjetin X.

Guteresh dje e dënoi "zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Afërt, me përshkallëzim pas përshkallëzimit" dhe bëri thirrje për ndërprerje të zjarrit në deklaratën në të cilën konkretisht nuk përmendet Irani. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR