• e diel, 05 janar 2025

Izraeli dhe Hamasi gati për negociata të reja në Katar, këtë herë me shanse të larta për sukses

Izraeli dhe Hamasi gati për negociata të reja në Katar, këtë herë me shanse të larta për sukses

 Doha, 3 janar 2025 (MIA) - Izraeli dhe Hamasi planifikojnë të dërgojnë negociatorë në Katar dhe t'i vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë.

Shteti i Gjirit, së bashku me SHBA-në dhe Egjiptin, po ndërmjetëson në bisedimet ,sepse Izraeli dhe grupi militant palestinez Hamas refuzojnë të bisedojnë drejtpërdrejt.   

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu miratoi dërgimin e një delegacioni negocues. Hamasi bëri të ditur se planifikon të dërgojë negociues të tij, ndërsa një funksionar i lartë i grupit shprehu optimizëm. 

"Ekzistojnë perspektiva të mira që këtë herë negociatat të jenë të suksesshme", deklaroi Musa Abu Marsuk për organizatën e Katarit Al-Arabi Al-Xhadid.

Ai nuk ka zbuluar se në çfarë e bazon optimizmin e tij. Do të jetë e vështirë të arrihet një kompromis, sepse si Izraeli  dhe Hamasi duan të mes vete të shkatërrohen. 

  Izraeli po kërkon një listë me emrat e pengjeve të gjallë të kapur në Gazë. Hamasi ka njoftuar se i duhet një pauzë në luftime për të përcaktuar vendndodhjen dhe shëndetin e pengjeve,  që Izraeli e sheh si një justifikim, transmetojnë mediat.

 Lufta filloi me një sulm të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023, ku humbën jetën  rreth 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen rreth 250.

Sipas të dhënave palestineze,  që nga fillimi i luftës në Gazë janë vrarë mbi  45.500 persona. 

  Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR