Izet Mexhiti: Tubimi i së hënës, tubim i “artanistave”
- Nënkryetari i BDI-së dhe deputet Izet Mexhiti është prononcuar rreth tubimit të organizuar nga Kabineti i zëvendës kryeministrit Artan Grubi, për të cilin ka zhvilluar fushatë me paratë e shqiptarëve e që sipas tij është tentim për të arsyetuar pozitën e pamerituar që mban.
17 mars 2023
Nënkryetari i BDI-së dhe deputet Izet Mexhiti është prononcuar rreth tubimit të organizuar nga Kabineti i zëvendës kryeministrit Artan Grubi, për të cilin ka zhvilluar fushatë me paratë e shqiptarëve e që sipas tij është tentim për të arsyetuar pozitën e pamerituar që mban.
Mexhiti është shprehur se nuk do të merr pjesë në tubim, sepse është tubim i organizuar me presione ndaj votuesve që i ka përçarë.
“Nuk jemi të ftuar. Është tubim i artanistave. E terrorizuan administratën publike dhe shtetërore, u shkojnë lista me kërcënime se kush do të marrë pjesë. Nga të gjitha qytetet do të barten, gjithandej”, tha nënkryetari i BDI-së Mexhiti.
Ndryshe të hënën në sallën “Shaban Tërstena” në Çair, në orën 19:00, Artan Grubi dhe ekzekutivi i tij, do të mbajë tubim me prezencë të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti.
Izet Mexhiti - deputet dhe nënkryetari i BDI-së
________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe origjinale.