• e mërkurë, 02 tetor 2024

Izet Mexhiti prezanton prurjen e re, avokatin e mirënjohur strugan Ardian Demiri

Izet Mexhiti prezanton prurjen e re, avokatin e mirënjohur strugan Ardian Demiri

Shkup, 16 nëntor 2023

Lëvizja Demokratike gjithnjë e më shumë po i pasuron radhët me kuadro tejet profesionale, të respektuara e të pastra. Nga sot Lëvizjes Demokratike ju bashkëngjit avokati i mirënjohur nga Struga Ardian Demiri. 

Ardiani me vete sjell bagazh profesional thuajse 20 vjeçar në fushën e jurisprudencës dhe është mirë i njohur për opinionin e gjerë si një profesionist i dëshmuar. Në fakt Ardian Demiri do të jetë edhe koordinator i Lëvizjes Demokratike për Strugën.

Lëvizja Demokratike do të jetë gjithmonë e hapur për kuadro cilësor, profesional e të pastër.

Ndryshimi po vjen!

Lëvizja Demokratike

________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR