• e enjte, 26 dhjetor 2024

Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi do të veprojnë si deputetë të pavarur

Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi do të veprojnë si deputetë të pavarur

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Deputetët e deritanishëm të BDI-së, Izet Mexhiti dhe Merita Kollçi Koxhaxhiku dhe deputeti Kastriot Rexhepi, të cilët paralajmëruan formimin e lëvizjes së re politike, përmes një videoje në rrjetet sociale kumtuan se që sot do të veprojnë si deputetët të pavarur.

"Sot, zyrtarisht me shkrim e informuam edhe Kryetarin e Kuvendit të RMV-së se do të veprojmë si deputetë të pavarur. Ju ftojmë gjithve pa përjashtim, të bëheni pjesë e Lëvizjes së re në ardhje që të bëheni pjesë e ndryshimit të madh, pjesë e fillimit të ri", shkroi Mexhiti në profilin e tij në Fejsbuk, ku e ka publikuar videon e Koxhaxhikut.

Në video Koxhaxhiku informon se koordinator i grupit do të jetë Kastriot Rexhepi, ndërsa ajo zëvendëse e tij.

"Unë Merita Koxhaxhiku, Izet Mexhiti dhe Kastriot Rexhepi do të veprojmë si deputetë të pavarur. Koordinator i këtij grupi do të jetë Kastriot Rexhepi, ndërsa unë do të jem zëvendëse e tij. Njëherësh, dëshiroj t'ju bëj thirrje të gjithëve pa përjashtim të bëheni pjesë e lëvizjes së re", thotë deputetja Koxhaxhiku.

Izet Mexhiti, deputet i BDI-sl dhe një pjesë e të a.q. Grupi i zjarrit më 17 korrik paralajmëruan se së bashku me Merita Koxhaxhikun dhe Kastriot Rexhepin do të formojnë lëvizje të re politike. Mexhiti tha se formimi zyrtar i subjektit të ri politik do të jetë më 13 gusht.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR