Izet Mexhiti: Me nxjerrjen e kandidatit për president, BDI po përçan votën shqiptare
- Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka thënë se me nxjerrjen e Bujar Osmanit në moment të fundit për kandidat për president, BDI vendosi që vota shqiptare të mos jetë e unifikuar pas kandidaturës së doktor Taravarit, dhe me vetëdije të plotë po rrezikon futjen e tij në raundin e dytë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:32, 23 shkurt, 2024
23 shkurt 2024
Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka thënë se me nxjerrjen e Bujar Osmanit në moment të fundit për kandidat për president, BDI vendosi që vota shqiptare të mos jetë e unifikuar pas kandidaturës së doktor Taravarit, dhe me vetëdije të plotë po rrezikon futjen e tij në raundin e dytë.
'Kemi besuar se BDI do të tejkalon vetëveten dhe se ashtu siç ka përkrahur edhe kandidat maqedonas, siç ishte rasti me z.Pendarovski, do të përkrah z.Taravari, mirëpo u pa se BDI nuk e ka hallin e shqiptarëve dhe nuk punon në interes të unifikimit të votës shqiptare', tha Mexhiti.
Mexhiti tha se njejtë siç u harrua agjenda e gjelbër, do të harrohet edhe kandidatura e Bujar Osmanit për president.
Foto: Arkivi i MIA-s
__________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mundësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.