• e premte, 08 nëntor 2024

Ivanovska: Për shkak të specifikës lëndës për korridoret do t'i japim rëndësi të veçantë

Ivanovska: Për shkak të specifikës lëndës për korridoret do t'i japim rëndësi të veçantë

Shkup, 5 prill 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Biljana Ivanovska, sot tha se KSHPK-ja tashmë ka pranuar një pjesë të dokumentacionit të nevojshëm për rastin që kanë hapur në lidhje me projektin për korridoret 8 dhe 10d, si dhe se presin pjesën tjetër të dokumentacionit.

Ivanovska bëri të ditur se do t'i kushtojnë rëndësi të veçantë këtij rasti për të nxjerrë në dritë të vërtetën, siç theksoi ajo.

"Tek ne është hapur lënda, jemi në proces të mbledhjes së të gjitha dokumenteve të nevojshme, një pjesë i kemi marrë, pjesën tjetër e presin. Për shkak të specifikës së lëndës, kjo lëndë do të punohet nga një ekip këshilltarësh dhe anëtarësh të Komisionit, ndaj do t'i kushtojmë rëndësi dhe vëmendje të veçantë për të nxjerrë në dritë të vërtetën dhe rezultatet do t'i kumtojmë në një seancë publike, tha Ivanovska në një konferencë për shtyp, pyetje në kuadër të konferencës vjetore për vlerësimin e zbatimit të Strategjisë nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2021-2025.

Krahas Komisionit Kundër Korrupsionit, edje Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke i ndjekur informacionet në media lidhur me ndërtimin e autostradave në korridoret 8 dhe 10d, për të kontrolluar pretendimet që janë duke u bërë publike, hapi lëndë pas një lajmërimi.

“Lënda i është caktuar prokurorit publik kompetent, i cili do të ndërmarrë veprime dhe do të bëjë kontrolle, pas së cilës prokurori publik do të vendos për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”, paralajmëruan nga PTHP NJKOK.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i bëri thirrje Komisionit Kundër Korrupsionit dhe Prokurorisë që të hetojnë pretendimet rreth përzgjedhjes për mbikëqyrje.

Projekti u zyrtarizua dje në një ngjarje në pikë pagesën në magjistralen Tetovë - Gostivar, një nga katër seksionet që do të ndërtohet në vlerë të përgjithshme prej 1.3 miliardë euro. Tri seksionet e tjera të mbuluara me kontratë me kontraktorin “Behtel dhe Enka” janë Gostivar – Bukojçan, Trebenisht – Strugë – Qafasan dhe Prilep – Manastir. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR