• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ivanovska: Lufta kundër korrupsionit në vend nuk është përmirësuar

Ivanovska: Lufta kundër korrupsionit në vend nuk është përmirësuar

Shkup, 10 shtator 2023 (MIA) - Gjendja me luftën kundër korrupsionit në vend nuk është përmirësuar, përkundrazi, vetëm 10 për qind e institucioneve kanë marrë masa për zvogëlimin e rreziqeve, thotë kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Biljana Ivanovska.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ivanovska thekson se është e pakënaqur me masat e marra deri më tani, si dhe se nuk ka asnjë përfundim gjyqësor të rasteve që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Ajo vëren se aktivitetet e parashikuara në planin e veprimit të Strategjisë kombëtare janë realizuar në nivel të ulët.

"Për fat të keq, nuk mund të themi se kemi një gjendje më të mirë në vend, gjegjësisht se kemi avancuar në luftë. Si tregues për të gjitha këto, janë aktivitetet e kryera nga institucionet, ndërsa janë parashikuar në planin e veprimit të Strategjisë kombëtare. Kemi miratuar strategjinë kombëtare në mënyrë gjithëpërfshirëse, janë përfshirë edhe vetë institucionet dhe kanë dhanë propozime se si të kapërcehen rreziqet nga korrupsioni. Pas miratimit të Strategjisë kombëtare, i mbeti institucioneve që të merrnin masa. Në vitin 2021 janë marrë vetëm 20 për qind, në vitin 2022 në raportin e këtij viti është shënuar se janë marrë vetëm 10 për qind. Kjo tregon se mungon vullneti dhe kapaciteti, por mbi të gjitha vullneti në vetë institucionet për të ndërmarrë aktivitetet. Në këto kushte nuk mund të them se gjendja është përmirësuar, përkundrazi", thotë Ivanovska. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR