• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ivanovska: KSHPK nuk mund t'i hetojë kandidatët përfundues të Akademisë, Këshillit gjyqësor dhe Këshillit për prokurorë publik ta përforcojnë mbikëqyrjen

Ivanovska: KSHPK nuk mund t'i hetojë kandidatët përfundues të Akademisë, Këshillit gjyqësor dhe Këshillit për prokurorë publik ta përforcojnë mbikëqyrjen

Shkup, 23 shkurt 2023 (MIA) - Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit nuk mund t'i hetojë kandidatët përfundimtarë të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë publik. për të cilat mediumet kumtuan se disa prej tyre janë në lidhje të afërta familjare me funksionarë të lartë, prokurorë, gjykatës, sepse, siç deklaroi sot kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska ai është sistem i mbyllur dhe ata tashmë i kanë kaluar testet, të krijuara me kompjuter.

"Pyetja është se çka ndodhi atëherë, i është shkelur testi, dëgjuam zëra të tillë, të cilat më par u demantuan. Nga aspekti ynë, si KSHPK, mbetet si preventivë të kihet kujdes në shpërndarjen e këtyre prokurorëve dhe gjykatësve, në cilat gjykata dhe prokurori do të shpërndahen, të mos jenë në afërsi të personave të tyre të afërt, me qëllim, sado pak të pakëosohet ndikimi. Nga ana tjetër nevojitet Këshilli gjyqësor dhe Këshilli për prokurorë publik t'i përforcojnë mbikëqyrjet dhe kontrollet e veta të cilat përfshijnë edhe vlerësim cilësor dhe sasior, që do të ishte bazë për ta që më tutje ta vlerësojnë punën e këtyre kuadrove", deklaroi Ivanovska, duke shtuar se ata tani do të jenë nën tjerrëz të madhe të opinionit dhe duhet me të vërtetë të dëshmohen me cilësinë e tyre.

Ajo thekson se dyshimet tek qytetarët dhe ndjeshmëria është mjaft e lartë në kushte kur ka ndikim të madh politik, me rrezik të lartë nga korrupsioni, i cili më tutje do të reflektohet me punësime përmes sistemeve të njohura për nepotizëm, kronizëm, klientelizëm, përmes tregtimit politik të strukturës së lartë udhëheqëse. Ivanovska shton se nga ana tjetër sistemi kontrollues në shtet nuk është mjaft rezistent ndaj korrupsionit de se është normale të ketë reagime të tilla në opinion.

Ivanovska sot para filimit të Konferencës "Antikorrupsioni 2030: Sfida të tashme dhe të ardhshme të antikorrupsionit" tha se kjo tnai mund të parandlaohet uniteti, nëse ata dëshmohen në punën e vet se me të vërtetë janë profesionitë dhe kjo të mbështetet me mbikëqyrje, me kontrolle të kryera nga institucionet kompetente.

Lidhur me pyetjen për kontroll të gjendjes pronësore ajo u përgjigj se kjo do të bëhet n[ vazhdimësi në pajtim me ligjin dhe se çdo vit sillet plan për kontroll të gjendjes pronësore, në bazë të vlerësimit të rrezikut dhe në bazë të kritereve të caktuara.

Ajo gjithashtu informoi se në fazë testi është zgjidhja siftuerike për parashtrim elektronik të listave anketuese dhe konsideron se më së shumti për një muaj do të jetë në përdorim. Shtoi se ky softuer do të mundësojë në kohë reale të krahasohen të dhlnat e shfaqura në listën anketuese me evidencë të institucioneve adekuate.

"Ai kontroll do të na ndihmojë shumë, sepse deri më tnai të gjitha informatat, të gjitha të dhënat lidhur me listat anketuese të bartësve të funksioneve publike i kërkuam me shkrim përmes postës dhe kjo na e vështirëson punën. Kështu që mendoj se edhe nga ajo anë do të jemi pak më të shpejtë dhe vetë softueri do të na krijojë flamuj të kuq në këto situata ku ka parregullsi", shtoi Ivanovska. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR