• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ivanovi në Forumin botëror për demokraci dhe paqe në Berlin

Ivanovi në Forumin botëror për demokraci dhe paqe në Berlin

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA) - Ish presidenti Gjorge Ivanov këtë fundjavë mori pjesë në Forumin Botëror për Demokraci dhe Paqe 2024 “Të bashkuar për avancimin e zhvillimit, demokracisë dhe paqes në mbarë botën” organizuar nga Akademia e diplomacisë kulturore nga Berlini, Gjermani.

Siç kumtojnë nga zyra e tij, aktiviteti u mbajt në kryeqytetin gjerman nga data 26 deri më 28 korrik 2024 për të ofruar një platformë neutrale për zhvillimin dhe promovimin e demokracisë, me një agjendë intensive leksionesh, diskutimesh, debatesh dhe aktivitete kulturore të fokusuara në avancimin e zhvillimit, demokracisë dhe paqes në mbarë botën.

Në fjalimin e tij “Leksionet e pamësuara për demokracinë dhe paqen”, Ivanov thuhet në kumtesë, ka theksuar arsyet e krizave të demokracive moderne dhe arsyet e mungesës së zgjidhjes paqësore të krizave dhe konflikteve ushtarake në botën e sotme.

Në Forumin Botëror për Demokraci dhe Paqe 2024 morën pjesë figura të njohura nga politika dhe akademia ndërkombëtare, përfaqësues diplomatikë dhe politikë, shkencëtarë, akademikë dhe profesionistë të rinj. Ndër pjesëmarrësit ishin Emil Konstantinesku, ish president i Rumanisë (1996-2000); Mlladen Ivaniq, ish kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës (2014-2015 dhe 2016-2017); Ketrin Eshton, ish përfaqësuese e lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë (2009-2014) dhe nënkryetar i parë i Komisionit Evropian (2010-2014); ish kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita (2021-2022); Sofia Vultepsi, zëvendësministre e migracionit dhe azilit, përgjegjëse për integrimin e Greqisë; Mohamad Hanif Atmar, ish-ministër i jashtëm i Afganistanit; deputetë në parlamentet e Rumanisë, Suedisë, Finlandës, Estonisë, Kroacisë, Indisë etj., thuhet në komunikatë. qa/

Foto: Kabineti i ish presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov

QËNDRONI TË LIDHUR